Pesë vjeçari sfidon lartësinë-Tradita vazhdon për kërcimet në Ujë
Vogëlushi 5 vjeçar, Kaan Basha, që është nipi i Gogje Xhiha Basha, legjendës së kërcimeve në ujë nga lartësitë, në garat e fundit kërceu nga kërcimorja 5 metershe të lartë te Ura e Fshenjtë dhe mori shumë duartrokitje nga të pranishmit. Ai me kërcim në këmbë i hapi solemnisht këto gara unike në vend dhe dëshmojë se tradita vazhdon. Kur Kaani të rritet sigurisht se do të sprovojë edhe lartësinë e Urës së Fshenjtë dhe do të flasim për arritjet e këtij vogëlushi në këtë sport atraktiv.
Gjatë kërcimit të së dielës(2. Gusht 2026) padyshim se më e gëzuara ishte gjyshja e tij, Gongje Xhiha Basha e cila, në kohën e rinisë, ishte e para femër shqiptare që kishte kërcyer edhe nga Ura e Mostarit. Tregimet e saja për të kaluarën dhe sukseset në sport përgjithësisht, e në veçanti në not, kërcime nga Ura dhe në hendboll e kanë inspiruar Kaanin të marrë guximin të kërcejë në një manifestim të veçantë siç janë garat e Kërcimeve nga Ura e Fshenjtë.
U bëfsh kampion Kaan!

