Piktori Spahija me ekspozitë në Fier
“Ekspozita e piktorit Xhevdet Spahija “KUSHTRIM SHEKUJSH”, të martën, ka sjellë ngjyrat e jetës në galerinë “Vilson Kilica” në Fier”, kanë thënë të pranishmit në hapjen e ekspozitës.
Në fjalën hapëse, drejtoresha e galerisë Elenica Paloli dhe drejtuesi i “Unionit Shqipëtar të Shoqërisë Civile” Dashamir Oruçi veçuan në hapjen e ekspozitës vlerat artistike:
“Gradat dhe titujt e tij akademik piktori Xhevdet Spahija nuk i kujton zëshëm por miqtë e tij respektojnë talentin dhe kontributin e tij në kulturën shqiptare”.
Ekspozita u mbështet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë dhe është hapur për publikun në kushtet covid-19 dhe do zgjasë për dy javë.