Thursday, December 4, 2025
Sporti

ProCredit Superliga e basketbollit do të filloi me 4 dhe 5 tetor 2025

ProCredit Superliga e basketbollit do filloi me 4-5 tetor 2025. Bazuar në kompetencat e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) që dalin nga Statuti, gjegjësisht Neni 24, si dhe në përputhje me Rregulloren e Punës së Bordit të FBK-së, në mbledhjen e mbajtur më 30.09.2025, Bordi i FBK-së, pas trajtimit të pikave sipas rendit të ditës, ka vendosur si në vijim:

  1. Palestrat sportive dhe procesi zgjedhor

Lidhur me çështjen e palestrave sportive të zëna për zgjedhjet lokale dhe ndikimin e tyre në fillimin e edicionit të ri të garave të FBK-së, janë miratuar vendimet si më poshtë:

1.1. Pas aprovimit nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), xhiroja e parë (I) e ProCredit Superligës dhe Superliga Femrat do zhvillohet sipas datave të parashikuara, në palestrat sportive të qyteteve përkatëse.

  • ProCredit Superliga do fillojë me datë 4-5 tetor 2025 në palestrat sportive përkatëse, ndërsa xhiro e dytë (II) vazhdon me datat 18-19 tetor 2025 në palestrat sportive përkatëse.
  • Superliga Femrat do të fillojë sipas datave të parashikuara në palestrat sportive përkatëse, ndërsa xhiroja e dytë (II) dhe tretë (III) do organizohen nga FBK në një palestër sportive të vetme, me qëllim lehtësimin e zhvillimit të ndeshjeve në periudhën zgjedhore.

1.2. Është vendosur që Superkupa e Meshkujve për edicionin 2025/26 të anulohet dhe të mos zhvillohet, me qëllim që të mos tejzgjatet vijimi i ProCredit Superligës dhe të sigurohet zhvillimi i garave sipas kalendarit të paraparë.