Gjakovapress

Realizohet 70% e planit të mbjelljeve pranverore

Moti i mirë e me diell ka bërë që punët rreth fushatës së mbjelljeve pranverore në komunën e Gjakovës  të ecin me një dinamik të shpejt. Sapo kishin kaluar ditët me temperatura të ulëta që rrezikuan dukshëm kulturat bujqësore, moti i ngrohtë nxori në ara fermerët. Krahas lavërtarëve që po punojnë në mbjelljen e misrit mjaft aktiv janë perimtarët të cilët tashmë janë në vlugun e mbjelljes së fidanëve të perimeve. Sipas zyratërve të Drejtorisë Komunale të Bujqësisë, deri më sot plani i mbjelljeve pranverore është realizuar në masën prej 70%.

Fermerët gjakovarë këtë pranverë janë përgatitur me kohë dhe kanë siguruar plehrat dhe farën cilësore. Perimtarët kanë filluar që fidanët e perimeve të kultivuara në module tash ti mbjellin në sipërfaqet e hapura. Rreth 900 hektar perime: domate, speca, tranguj, qepë e tjera do të mbillen brenda dy javëve të ardhshme.

Ndryshe gjatë kësaj pranvere në komunën e Gjakovës do të mbillen rreth 5 mijë e 100 hektarë me kultura bujqësoreSipas planifikimit, prodhuesit bujqësorë të Gjakovës këtë pranverë do të mbjellin 3 mijë e 76o hektarë me misër, 850 hektarë me perime, 140 hektarë me elb, 130 me bimë foragjere, 100 me tërshërë, 90 hektarë me patate dhe 10 hektarë me fasule monokulturë.

Exit mobile version