Restaurohet Oda e zejtarëve të Gjakovës
Rreth 120 mijë euro janë ndarë për restaurimin e Odës së Zejtarëve të Gjakovës. Restaurimi i këtij objekti që do iu shërben zejtarëve të Gjakovës, është bërë i mundshëm falë një projekti të përbashkët ndërkufitar mes Komunës së Gjakovës dhe Bashkisë së Lezhës, CBS dhe BE-së.
Gjakova gjithnjë është njohur për zejtarinë e zhvilluar dhe kjo odë ka qenë pikë takimi, marrëveshje e diskutimi për hallet e përdithsme të zejtarëve gjakovarë.
Esnafet e zanatlinjve të Gjakovës gjithmonë kanë qenë të njohur për organizimin e jetës dhe punës në përgjithsi në qytet. Oda e zanatlinjve që ishte djegur e shkatërruar gjatë luftës së fundit në Kosovë, tash është rinovuar dhe ia ka shtuar edhe bukurinë kompleksit atraktiv të Çarshisë së madhe.

