Boksieri nga Gjakova Jozef Rrasi mbrëmë në Tiranë e ka shënuar fitoren e tretë me radhë në karrierën e boksit profesionist. Në kategorinë deri në 74 kilogram, në katër raunde e ka mposhtur boksierin boshnjak Nerdin Fejzoviq. Jozef Rrasi, që doli nga klubi i boksit Gjakova 137, mbrëmë në arenën te Liqeni në Tiranë, dëshmoj boks cilësorë dhe në të gjitha raundet ishte më i mirë. Me të drejtë e quajnë bombarduesi i “vërtetë” për shkak të goditjeve të fuqishme që u jep kundërshtarëve.
Në nëntor e pret meçi i radhës në Suedi.
