Në një atmosferë të këndshme dhe mbrëmje të nxehtë verore, në Parkun e madh të Gjakovës, të martën 1.Korrik.2025, është mbajtur festivali mbarëkombëtarë folklorik, “N’Odën e Malësisë së Gjakovës” që për çdo vit organizohet në Gjakovë, nga Shoqëria kulturore artistike “Ardhmëria” dhe ansambli “Ali Mulaj”.
Para të pranishmëve janë prezantuar gjashtë grupe të folklorit nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Çmimi për vendi ne dytë i është ndarë shoqërisë Ilirida nga Shtimja, ndërsa me vendin e tretë është vlerësuar përformanca e artistëve të shoqërisë “Jehona e Dugagjinit”, nga Klina.
“N’Odën e Malësisë së Gjakovës” këtë vit kishte edicionin e tetë.