Shqiponja e Gjakoves e fiton finalen dramatike në Samadrexhë
Vashat hendbolliste Shqiponja e kanë bërë hapin e parë drejt titullit të kampionit të Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Të mërkurën mbrëma në palestrën “Afrim Bunjaku”, Shqiponja e mposhti Samadrexhën vendase me rezultat 23:22.
Ndeshja ishte shumë e fortë, me fund shumë dramatik.
Në minutën e 58-të rezultati ishte 21:21. Menjëherë Shqiponja shënoi për 22:21.
Në minutën e 59-të, Orgesa Gola realizoi për dy gola dallim, 23:21. Dhe vendaset vetëm ngushtuan rezultatin në 23:22, pa ia dalë të barazojnë më.
Fundi dramatik e nxori Shqiponjën fituese të madhe.
Alma Nivokazi dhe Ana Carolini Gonçalves udhëhoqën Shqiponjën me nga gjashtë gola.
Finalja e dytë zhvillohet të shtunën mbrëma në Gjakovë. Skuadra me tri fitore shpallet kampione.

