Në të majtë Albin Sahatqija, Andi Delija, Nikson Mema, Qamil Tafarshiku dhe Arti Maloku
Ky bashkëpunim mes KF Gjakova dhe Hajdukut të Splitit po realizohet përmes ndërmjetësimit të bashkëvendësit tonë, Albin Sahatqija që është njëkohësisht edhe mik i klubit kroat. Sipas tij këta talent gjakovarë janë pritur në mënyrë fenomenale nga stafi drejtues i Hajdukut. Ata për dhjetë ditë do të qëndrojnë në Split për ta dëshmuar veten para eksperteve të këtij klubi me një traditë të madhe futbolli