
“ Ata duhet të dënohen për krimet e bëra ndaj popullatës shqiptare të komunës së Gjakovës, ku njihen për vrasjen e 750 qytetarëve të pafajshëm dhe zhdukjen e 726 qytetarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999, duke djegë e bërë shkrumb e hi mijëra shtëpi dhe cdo gjë që ishte shqiptare” tha Kumnova duke e konsideruar edhe këtë akt të kandiditmit në zgjedhjet locale si provokimin më të rëndë.
Kumnova paralajmëroi se do të marrin cdo iniciativë për të kundërshtuar fuqimisht kandidimin e Iniciatives Qytetare Serbe në komunën tonë.
“ I bëjmë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të mos lejojë provokimet e këtilla duke prekur në plagët e nënave për më të dashurit e tyre që ende nuk i dijnë se ku i kanë. Nuk do të kursejmë asgjë nga vetja dhe nuk do të lejjojmë që të shkelet mbi gjakun e gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës” thuhet në reagimin e Shoqatës “Thirrjet e nënave” me rastin e kandiditimit të “Iniciatives qytetare serbe” për zgjedhjet lokale.(