Marrëveshjen e bashkëpunimit e firmosën Rektori i Universitetit të Zarës, Prof. Dr. Ante Uglesic dhe Rektori Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof. dr. Hasan Mujaj. Me këtë marrëveshje Universitetet tona do të zhvillojnë bashkëpunim akademik në fushën e arsimit, kërkimeve shkencore dhe fusha të tjera me interes të përbashkët, në harmoni me Deklaratën e Bolonjës dhe standardet evropiane të arsimit të lartë. Po ashtu, bashkëpunimi do të realizohet mbi bazën e shkëmbimit reciprok të anëtarëve të fakulteteve, asistentëve dhe studentëve, si dhe përmes shkëmbimit të informacioneve arsimore dhe shkencore. Nga ky bashkëpunim po ashtu do të realizohen projekte në fushën shkencore dhe atë arsimore ku u sugjerua dhe iu dha mbeshtetje hapjes së degës së gjuhës shqipe në Universitetin e Zadrës.
Në fushën e bashkëpunimit shkencor është paraparë që:
- në fushën arsimore palët të organizojnë mësime të përbashkëta, afatshkurtra dhe afatgjate dhe një sërë ligjëratash për temate caktuara më parë;
- të angazhojnë ligjërues nga institucioni partner në mënyrë që të përmirësohet cilësia e procesit mësimor;
– Të shkëmbejnë përvojat dhe metodat e procesit mësimor në mënyrë që të përmirësohet efikasiteti i studimeve; shkëmbejnë studentë për ligjërata verore ose praktikë verore.