48 orëshi i shkuar në territorin e komunës sonë ka sjellë temperatura deri në 37 gradë celciuz, ndërsa bashkëqytetarët tanë edhe këtë fundjavë kanë kërkuar vende freskuese në lumenj, pishina e venpikniqe tjera të cilat dje ishin mjaft të vizituara.Një gjendje e tillë me temperatura të larta , thonë meterologët do të vazhdojë deri të enjten, ku mbi vendin tonë do të vijnë masa të ajrit me presion të ulët të cilat do të ndikojnë në uljen e temperaturave maksimale, ndërsa gjatë vikendit pritet të kemi ulje të temperaturave maksimale dhe kushte tjera meteorologjike. Vapa afrikane ka bërë që uji për pije të shfrytëzohet tej mase, duke u shënuar edhe raste të keqpërdorimit të tij për ujitje të kompshetev e rrugëve. Mos shfrytëzimi racional I ujit për pije ka lënë në pëeriudha të ndryshme banorët e pikave më të larta pa ujë. KRU Radoniqi ka ashpërsuar masat ndaj keqpërdoruesve ndërsa lut konsumatorët për kursim.(