Wednesday, December 3, 2025
Lajme

Vdes veprimtari i arsimit dhe kultures Hajrullah Hana

Në moshën 73 vjeçare, më 2 Nentor 2025,  ka ndërruar jetë veterani i arsimit profesor Hajrullah Hana veprimtar i shquar i jetës arsimore e kulturore në qytetin e Gjakovës. Hajrulla Hana ishte  një nga intelektualët dhe personalitetet e njohura të qytetit të Gjakovës. Ishte pjesë e Korit të burrave të Gjakovës dhe për disa  vjet edhe i grupit muzikor Ashikët si kronist I këtij grupi. Ai ishte bashkëpunëtor I vyeshem I revistes Gjakovapress, ku u prezantua  me shkrime atraktive nga fusha e cultures dhe arsimit.  Në numrin me te ri, në Gjakovapress nr.202 është botuar shkrimi i Hajrullah Hanes. Ndryshe për shumë vjet Hjarullah Hana, si krijues i humorit,  ishte bashkëpunëtor i Radio Gjakovës në emisionin “Humori dhe satira në valët tona”.