Hendbollistët e Vëllaznimit janë bërë shembull në sportin gjakovar se si luftohet për ngjyrat Kuq e Zi. Në përballje me KH Prishtina, të mërkurën në mbrëmje, para tifozëve të vet, Vëllaznimi mposhti Prishtinën në minutat e fundit të takimit kur mysafirët ishin në epërsi edhe në 4 gola. Por, nuk u dorëzuan. Në saje të angazhimit të të gjithëve, u arrit që rezultati të përmbyset dhe të arrihet fitorja e katërtë në këtë kampionat. Më efikasi me 10 shënime ishte Ardi Halili I cili me golin në sekondat e fundit, vulosi fatin e takimit.

“ Edhepse kushtet financiare nuk janë si duhet për ekipin prapë ka angazhim, ka luftë dhe ka fitore” tha Halili.
Me 9 gola ndeshjen e përfundoi Luigj Kolaj, 7 Florian Rexha, 5 Çlirim Rama e tj.