Vëllaznimi e nisë me këmbë të mbarë Kampionatin- e mposht Feroniklelin 4:2
Futbollistët e Vëllaznimit e kanë nisur mbarë , me fitore Kampionatin e ri. Të shtunën në fushën sintetike te Pallati Sporteve e kanë mposhtur ish anëtarin e superligës Feronikelin, me rezultatin përfundimtar 4 me 2. Golashënues për “kuqezinjtë” ishin: Sinan Kadiri (23), Bleon Sekiraqa(55), Besfort Dervishaj (68) dhe Ardi Shala në minutat shtesë . Pjesëloja e parë u ka takuar mysafirëve, të cilët avancuan që në minute e 9 nga penaltia që e realizoi Kreshnik Bahtiri e pastaj me golin e dytë të të minutës 27 që e shënoi Ibrahim Cervadiku. Me rezultatin 1 me 2 u mbyllë pjesëloja e parë që u luajt në temperaturë 34 gradë celciuz e që ishte pasojë e lojës anemike të Vëllaznimit.
Në të dytën gjerat ndryshuan, ndoshta edhe për faktin që u bënë zëvendësimet e para, duke hyrë në lojë Viktor Kuka, Befsort Dervishaj , Edmond Likaj dhe Lorik Rudi. Vëllaznimi shtonte në vazhdimësi presionin drejtë portës mysafire dhe krijonte raste shumë të volitshme që reflektuan me golat e fitores.
Njëri nga golashënuesit e sotëm, Bleon Sekiraqa, pas ndeshjes shprehu gëzimin për këtë fitore të vështirë ndaj një kundërshtari cilësor sic ishte Feronikeli.
“ U angazhuan maksimalisht dhe kjo dha suksesin”, u përgjigj Sekiraqa. Ai falënderoi tifozerinë për mbështetjen e madhe që I dhanë krihë Vëllaznimit për ta fituar trepikshin e pare. Në xhiron e dytë Vëllaznimi udhëton në Prishtinë për tu përballur me “2 Korrikun”.