“Nuk është i rëndësishëm goli im që erdhi si rezultat i aksionit të bukur nga të gjithë bashkëlojtarët. Të rëndësishme janë tri pikët. Këtë gol ia dedikoi gjithë skuadrës dhe tifozerisë, ” tha Morina.
Të gjithë futbollistët dhanë maksimumin para një skuadre shumë cilësore të Lirisë e cila rrezikoi në disa raste duke atakuar seriozisht portën në minutën e 66 kur shtylla transversale e Muhagjerit shpëtoi barazimin. Portieri gjakovar disa minuta më pas mbrojti një gol të qindpërqind pasi u gjend ballë përball me sulmuesin prizrenas.
Vëllaznimi u paraqit me këtë përbërje: Altik Muhaxhiri, Samir Sahiti, Yll Myrta(Ilir Syla), Alban Dragusha, Ardit Vokshi, Kushtrim Gashi, Albutrint Morina, Jeton Dushi( Paulo Ivani), Nikson Memaj ( Tun Bardhoku), Semir Zeneli dhe Dardan Rugova
Javën e ardhshme Vëllaznimi luan në Skenderaj me Drenicën.