Thursday, March 28, 2024
Sporti

Finalja për titull kampioni- FC Liburn pëson humbje nga Mabetex  Prishtina 2 me 4

Klubi i futsallit Liburn nga Gjakova  nuk ka arritur të fitoi trofeun e kampionit të Kosovës për herë të pestë. Në këtë rrugëtim,  të shtunën në mbrëmje, përpara i doli Mabetex Prishtina e cila arriti fitore 2 me  4. Të parët avancuan “kuq e zinjtë” përmes Mentor Mejzinit në minutën e 5-të  dhe në pjesën e dytë barazuan përmes Qerimit. Kur mendohej se ndeshja po shkonte drejtë barazimit, pasoi penaltia pas pesë fauleve. Por për këtë pati reagime. Trajneri Luan Kozniku në fund të lojës tha se skuadra e tij luajti mirë dhe e meritoi fitoren porse referi Beqiri e dëmtoi pa të drejtë Liburnin , duke e referuar një penalti dhe duke referuar dy faule të paqena.

Pas ndeshje klubi ka reaguar në rrjetin social. Po e botojë në tërësi këtë reagim

“E luajtëm një finale, e cila ata që e shohin dhe e kuptojnë Futsalin dhe referimin, lirisht mund ta quajmë skandaloze, mirëpo kjo ishte e tëra dhe si klubi, i cili kur vjen mundësia dëmtohet më së shumti gjithmonë, e pranojmë humbjen dhe iu urojmë fitoren rivalëve nga Prishtina.

E pranojmë që nuk ishte loja jonë më e mirë, por, ndeshja ishte shumë e padrejtë nga dyshja e gjyqtarëve Besart Ismaili dhe Besar Beqiri.
Gjëja që duhet të shpjegohet për ne, është se si një gjyqtar nga Prishtina, në këtë rast gjyqtari skandaloz Besart Ismajli referon në një ndeshje ku luan qyteti i tij, pastaj vijnë vendimet e tjera të tmerrshme.

Dita e sotme ishte tmerri i futsalit Kosovar dhe nëse kjo dyshe e gjyqtarëve vazhdojnë të qëndrojnë, Futsali në Kosovë e ka humbur kuptimin.

Gjithsesi faleminderit për përkrahjen tuaj, si në humbje si në fitore dhe si gjithmonë faleminderit President z.Abaz Beqa. Ishte kjo e tëra për këtë vit, vazhdojmë në sezonin tjetër. Faleminderit!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *