Sunday, September 1, 2024
Lajme

Inaugurohet Kulla e Sali Manit ku u mbajt Konferenca e Bujanit

konferenca-e-bujanit

Kulla e Sali Manit në Bujan të Shqipërisë ku me 31 dhjetor 1943 dhe 1 e 2 janar 1944 u mbajt Konferenca e Bujanit është inagurua të premten solemnisht me investimet në vlerë prej 70mijë euro nga Ministrisë së Kulturës , Rinisë dhe Sporteve të Kosovës.

Me këtë rast zëvendës ministri I Kulturës së Kosovës, Hajdin Abazi tha se kjo kullë me domethëni simbolike e historike, paraqet vlera të mëdha të trashëgimisë kulturore e historike të popullit shqiptar, ndërkohë që ka kujtuar se ky është vendi ku u shprehë vullneti I popullit për të jetuar I bashkuar në një shtet.

“Inaugurimi i sotëm ka rëndësi për trashëgiminë tonë kulturore, historike dhe shpirtërore. Kjo kullë është një monument që flet për ngjarjet e mëdha që u zhvilluan në gjysmën e parë të shekullit 20, ku shquhet edhe Konferenca e Bujanit, që ka unifikuar shqiptarët”, ka thënë ai. Abazi ka shtuar se tha se kjo kullë s’duhet tashmë të jetë vetëm një monument i restauruar. Teksa simbolikisht ia ka dorëzuar çelësat kryetarit të Bujanit, zëvendësministri kosovar ka kërkuar që ky monument historik të jetë një vend ku njerëzit do të vijnë e të mësojnë më shumë për historinë e popullit shqiptar, dhe të jetë një hapësirë ku do të promovohet gjithë trashëgimia jonë.

Ndërkaq, zëvendës ministri I Kulturës të Shqipërisë Abaz Hado tha se vlerat kulturore e historike të  kësaj kulle janë tejet të mëdha, meqë sic tha ai, ky është vendi ku burrat e menqur të kohës diskutuan për të ardhmen e kombit shqiptar.

“Ky është vendi I ndritur I kombit tonë pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe Shtëpisë së Flamurit në Vlorë” tha Hajdo.

Në emër të veteranëve të Luftës nacional Clirimtare foli Vahide Hoxha e cila falendërojë ministritë e kulturës të dy vendeve për ta rinovuar Kullën e Sali manit, që ishte qerdhe e ideve për të mirën e kombit sbhqiptarë. Ajo propozoi që kjo kullë të shndërrohet në muze ku do të ruhej trashëgimia kulturore e historike e popullit tonë.

Ka falenderuar me këtë rast edhe kryetari I komunës së Bujanit, Bujar  Hasanpopa I cili ka kujtuar traditën patriotike të familjes së Sali Manit që këtë kullë e kishte shndërruar në vend të mendjeve të ndritura që punuan për  jetësimin e të drejtës së popullit të Kosovës për vetvendosje dhe bashkim me Shqipërinë, si një e drejtë univerzale  që e gëzojnë të gjitha kombet e botës.(gjakovapress.info)