Friday, March 29, 2024
Sporti

Basketboll: Vëllaznimin nuk e ndal as Peja 82:63

Basketbollistët e Vëllaznimit pas Sigal Prishtinës,  të dielën në mbrëmje,  e kanë mposhtur edhe KB Peja me  rezultat 82:63 (13:10, 26:12, 24:15, 19:26), në kuadër të javës së 21-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Takimi filloi me gabime të të dy skuadrave dhe kjo bëri që në periudhën e parë të shënohen vetëm 23 pikë në përgjithësi, 13:10. Por, në çerekun e dytë, skuadra vendase ishte shumë më e mirë, duke e fituar këtë pjesë 26:12, duke shkuar në pushim me shifrat 39:22.

Por, Vëllaznimi nuk u ndal as në periodën e tretë, duke thelluar edhe më shumë epërsinë, 24:15, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 63:37. Në 10 minutat e fundit, Peja u mundua të rikthehej në lojë dhe të shkrijë epërsi, por nuk arriti qëllimit dhe Vëllaznimi triumfoi në fund 82:63.

Te Vëllaznimi pesë basketbollistë shënuan pikë dyshifrore: Ty Nichols 25, Cenric Council 14 pikë e 15 kërcime, Emmanuel Omogbo 14 pikë e 16 kërcime, Robert Shesani 14 pikë dhe Andi Shehu 12 pikë.

Vëllaznimi ka gjashtë fitore dhe 15 humbje. Takimin e radhes e luan në Gjakovë me Rahovecin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *