Saturday, April 6, 2024
Sporti

FC Liburn në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës

Klubi i futsallit Liburn nga Gjakova ka arritur të siguroi gjysmëfinalen e Kupës së Futsallit të Kosovës pasi ka mposhtur klubin FC Prishtina 01 me rezultat 5 me 3  pas ekzekutimit të penaltive. Ishte një ndeshje shumë e fortë që nga fillimi e deri në fund ku edhe fituesi u vendos nga penalltitë. Liburni edhe pse ishte në disavantazh me rezultat 3-1 arriti të rikthehet të barazoj rezultatin . Të gjithë lojtaret dhanë maksimumin e tyre duke luftuar deri në fund. Halim Selmanaj ishte heroi i këtij takimi i cili e riktheu Liburnin duke realizuar hettrik dhe duke shënuar penalltinë vendimtare e cila e dërgon Liburnin në gjysmëfinale. 

Liburni në gjysmëfinale  do të takohet me klubin Llapi nga Podujeva. Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *