Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Filluan përgatitjet e premierës “Shume Zhurmë për Asgjë”  

Foto Teatri i Gjakoves – Gjate provave

Shtatori pritet të sjellë premierën e dytë në Teatrin e Gjakovës dhe të kënaq kërshërinë e adhuruesve të artistit skenik jo vetëm në qytetin tonë. Në fakt,  Teatri i qytetit “Hadi Shehu”  këto ditë ka nisur me përgatitjet për vënien në skenë të premierës së dytë për këtë vit.  Bëhet fjalë për komedinë  “Shume Zhurmë për Asgjë”  të autorit të njohur Ëilliam Shekspir me regji të  Zana Hoxhes. Komedia “Shumë zhurme për asgjë” i përket periudhës së pjekurisë së Shekspirit dhe futet në llojin e komedisë së zakoneve, me subjekt satirik dhe problemor.

Që në provat e para lexuese hetohet mobilizimi i aktorëve për të nxjerrë më të mirën dhe për të prezantuar një shfaqje cilësore, siç jemi mësuar gjithnjë nga Teatri me traditë i Gjakovës.