Saturday, April 6, 2024
Lajme

Gjakovë: 1.350 të infektuar dhe 508 aktiv me Covid 19

Me 55 rastet e fundit të konfirmuar me Covid 19 nga Gjakova,(44 në qytet dhe 11 në fshatra)  të martën   ky numër është ngritur në 1.350 raste.

Brenda 48 orëve të shkuara janë shëruar 94 pacientë. Deri me sot, në komunën e Gjakovës,  janë shëruar gjithsejtë  783 pacientë kurse me 2 rastet e sotme që nuk I kanë mbijetuar virusit korona(78, 76 vjeç ), numri i të vdekurve ka shkuar në 59 persona. Numri i  rasteve aktive   në Gjakovë është   508.

Në Spitalin e Gjakovës , sipas raportit të fundit janë të hospitalizuar 72 pacientë e prej tyre 50 pacientë janë të konfirmuar me Covid 19. Me oksigjenoterapi janë 36 pacientë,  kurse gjendjen më të vështirësuar e kanë 5 pacientë në CPAP maskë dhe 2 pacientë të intubuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *