Gjakovë: 457 raste aktive me Covid 19
Në komunën e Gjakovës, në 24 orët e fundit, sipas IKSHPK-së janë regjistruar 28 raste të reja me Covid 19, ndërsa janë shëruar 4 pacientë. Momentalisht në komunën e Gjakovës janë gjithsejtë 1 mijë e 904 persona të infektuar dhe 1 mijë e 360 të shëruar. Brenda kësaj periudhe 24 orëshe është raportuar për një rast të vdekjes(85 vjecar) duke e ngritur numrin e rasteve të vdekjeve në 87, nga muaji Mars kur filloi pandemia. Ndërkaq, aktualisht janë 457 raste aktive me Covid-19.
Në Spitalin Isa Grezda sipas raportit të sotem ka një trend të rënies së numrit të pacientëve të dyshuar. Sot në repartet e spitalit ka 72 pacientë të hospitalizuar që janë duke u trajtuar për Covid, e prej tyre 48 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19. Me oksigjeno terapi janë 44 pacientë dhe 2 në CPAP maskë. Në mesin e të trajtuarve si pozitiv, janë edhe 1 mjek, 14 infermier dhe 3 nga stafi teknik.