Friday, March 29, 2024
Aktuale

Gjeodetët shënojnë 50 vjetorin e Drejtimit të Gjeodezisë në Gjakovë

 

Qyteti i Gjakovës sot tërësisht i ka takuar gjeodetëve. Para 50 vitesh u bë fole e nxënësve të gjenerates së parë një drejtimi të ri, atij të Gjeodezisë, i vetmi në atë kohë në gjuhën shqipe në Kosovë, prandaj sot nja 200 gjeodet kanë ardhë ta shënojnë këtë jubile dhe ti kujtojnë shokët dhe mësimdhënësit e brezit të tyre si dhe qytetin që u ofrojë mikpritje mysafirëve. Në fakt Shkolla e mesme teknike në Gjakovë që nga themelimi ka nxjerrë kuadro të profesioneve të ndryshme.

Hapja e drejtimit të Gjeodezisë ishte një fitore e madhe pasi ishte bërë qendër e të gjithë nxënësve nga shumë troje shqiptare dhe po nxirrte nxënësit e parë shqiptarë të këtij profesioni për kuadro të të cilit profesion vendi kishte shumë nevojë. Sot në Gjakovë janë mbledhur të gjithë gjeodetët që kanë kaluar nëpër klasat e kësaj shkolle në qytetin tonë dhe me një program të veçantë, tryezë diskutimi, evokim kujtimesh e ndarje mirënjohjesh e shënoi jubileun e themelimit të kësaj vatre profesionale. U tha se në këtë institucion arsimor kaluan 25 gjenerata të suksesshme, të cilat kontribuan nëpër institucione të rëndësishme në nivel vendi.
Skender Tullumi ishte njëri nga nxënësit e brezit të parë të vitit 1969. Ai ka kujtuar brezat e nxënësve dhe mësimdhënësve që kontribuuan për hapjen e drejtimit të Gjeodezisë në ato rrethana të vështira. Shumë prej nxënësve që dolën nga shkolla e mesme e gjeodezisë në Gjakovë, vazhduan studimet dhe u bënë ekspertë të vërtetë të kësaj fushe. Sot i gjen në institucione të rëndësishme shtetërore duke kontribuar në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit. Kjo më së miri flet për rëndësinë që kishte kjo shkollë e cila punoi nga vitit 1969 deri më 1993 e pastaj edhe pas çlirimit , prej vitit 2000 deri në vitin 2008.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *