Friday, December 27, 2024
AktualeSporti

Fishekzjarrë për fitoren e Liburnit në Kupën e Pavarësisë

Liburni me Kupë

Klubi i Futsallit  Liburn nga Gjakova është fitues i Kupës së Pavarësisë,pasi të dielën në Prishtinë ka mposhtur në finalen e kupës, Besën e Pejës me rezultat 3 :2. “Ishte një ndeshje e vështirë ndërsa  skuadra e Pejës dy herë avancojë ndërsa fundi i takojë skuadrës gjakovare” , deklaroi Artan lama,kapiten i skuadrës duke shprehë emocionet e tij për këtë sukses që deri tash ka munguar.

Golat për Liburnin  i shënuan Alaj, Selimi dhe Halimaj një minutë para përfundimit të ndeshjes.

Liburni është kampion i Kosovës, fitues i superkupës dhe nga e diela fitues i trofeut, Kupës Futbollistike të Kosovës. Ardhja e futbollistëve nga Prishtina në Gjakovë u prit me entuziazëm nga tifozeria që kishin dalë ti presin në qendër të qytetit ku nën tingujt e lodrës dhe valleve popullore u ndezën fishekzjarr, duke i dhënë pak ngjyrë festive ditës së pesë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Kjo është dhurata më e mirë që kemi mundur ti bëjmë qytetit për ditëlindjen e Pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Abaz Beqa, kryetar i klubit. Ndërkaq trajneri Luan Kozniku tha se kjo fitore e vështirë u arrit në saje të përgatitjeve dhe punës përkushtuese që po tregojnë futbollistët.

“Gjakova ka traditë të madhe për futbollin e vogël. Këtë e dëshmuam edhe në lojën finale”,tha Kozniku duke falënderuar tifozerinë për pritjen e këndshme me këngë e  fishekzjarrë.(gjakovapress.info) /Foto:KF VELLAZNIMI ( Faqja Zyrtare)/