Saturday, April 27, 2024
Lajme

Masat e reja, lehtësira edhe për gastronominë dhe për veprimtaritë kulturore e sportive

Qeveria ka marrë masat e reja ndaj COVID-19 në mbledhjen e saj të premten. Në kuadër të tyre, gastronomisë i është zgjatur orari edhe për një orë.

Në mesin e pikave, MSH-ja ka marrë vendim që të lejohen pjesërisht aktivitetet kulturore si hapja e teatrove, bibliotekave, filarmonisë, galerive, ansambleve, baletit, kinemave, qendrave rinore, muzeve, Qendrave të Kulturës me grupe, duke shfrytëzuar vetëm 40% e hapësirës.

Lejohen aktivitetet sportive në hapësira te mbyllura dhe të hapura; stërvitjet dhe garat mund të organizohen në sportet individuale; në hapësirat e mbyllura, gjatë stërvitjeve mund të marrin pjesë deri në 30 persona, ndërsa në organizimin e garave mund të marrin pjesë deri në 50 persona, gjithmonë duke u bazuar në Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID19. Matja e temperaturës është e detyrueshme gjatë hyrjeve në objekte të mbyllura sportive si dhe në hapësirat e hapura sportive.
 Mes lehtësirave janë edhe nga fusha e gastronomies

Të gjitha subjekteve që ofrojnë shërbime të gastronomisë (restorantet, kafiteritë dhe të ngjashme), bazuar në vlerësimin e dhënë nga autoritetet komunale dhe se i plotësojnë kushtet për punë, duke respektuar masat mbrojtëse kundër COVID-19:

4.1.  U ndalohet funksionimi nga ora 23:30 deri në 05:00, në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

4.2.  Prej orës 21:00 në subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë (restorantet, kafiteritë dhe të ngjashme) ndalohet muzika.

4.3.  Brenda këtij orari mund të punojnë duke respektuar distancën prej 2 metra hapësirë ndërmjet tavolinave, si dhe të mbajnë dezinfektantët për duar në çdo tavolinë, të cilat mund të shfrytëzohen nga klientët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *