Tuesday, April 9, 2024
AktualeKulturë

ME SHPIRT E ZEMËR PËR KOSOVË

Njeriu që është sot personazh i këtij shkrimi është bir i këtij trualli, të cilin fati dhe dallgët e jetës e hodhën në të katër anët e botës, por asnjëherë nuk e harroi vendlindjen e tij, miqtë, shokët dhe obligimin e trashëguar nga të parët, që t’i ndihmojë të tjerët, t’i bëhet krah Kosovës, kudo që ai të ndodhet, pa kursyer asgjë nga vetvetja.
Ky është Ramiz Tafilaj, i lindur në Dubravë, 11 kilometra larg Gjakovës, para 70 viteve, si fëmija i pestë nga të dhjetët, në një familje bujqish arsimdashës, të cilët ishin në sy të keq për pushtetin e asaj kohe, sepse ishin përkrahës të të ashtuquajturës Lëvizje e Kryezinjve.
Kemi të dhëna se je dashamir i librit. Si lindi te ti kjo dashuri për librin – të lexosh, ta përhapësh atë dhe ta botosh në baza krejtësisht vullnetare, duke rrezikuar dhe sakrifikuar shumëçka?
Së pari, ju falënderoj për këtë bisedë. Ndihem i privilegjuar që keni gjetur kohë të merreni me mua dhe me aktivitetet e mia përtej Atlantikut, e kudo që ndodhem.
Dashurinë për librin, në radhë të parë, e kam nga familja, në të cilën krahas dashurisë për popullin dhe atdheun, është kultivuar edhe dashuria për librin. Pak kush e di që para se të lindja unë familja jonë ka pasur një mësues, gjë që për rrethanat e atëhershme, kur më shumë se 90% e popullsisë ka qenë analfabete, ka qenë kuriozitet. Të mos e lëmë pa përmendur se prindërit e mi kanë qenë dashamirë të arsimit deri në skajshmëri.
Pas shkollimit fillor në vendlindje, vazhdove në Shkollën Teknike, në Gjakovë. Po pastaj…?
Ishte përcaktuar nga fati që të merrja rrugën e mërgimit, së pari në Shqipëri, ku shkova ilegalisht. Pas kthimit, u regjistrova në Universitetin e Zagrebit dhe më pas në Viskonsin të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për t’i përfunduar në Hjuston. Kështu familja e jonë është e para në trevat e saj me një anëtar me diplomë fakulteti në SHBA.
Pas shkollimit, i hyre biznesit. A mund të na thuash pak fjalë për veprimtarinë afariste dhe për përpjekjet në rrafshin e kontributit tënd patriotik, kur dihet se në atë kohë Kosova përpëlitej që të çlirohej nga kthetrat sllavokomuniste?
Po, posi. Në SHBA, pas shkollimit, fillova të merresha me biznesin e kompjuterëve. Në këtë periudhë u anëtarësova në NW Chamber of Commerce – Hjuston, ku edhe më zgjodhën në Bordin e Drejtorëve, si udhëheqës për seksionin ndërkombëtar. Gjatë kësaj periudhe arrita të sjell në Kosovë disa delegacione, me qëllim të ringjalljes së miqësisë SHBA – Kosovë. ….( shkrimi plotë në revisten Gjakovapress 131)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *