Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Në Gjakovë për 6 muaj lindën 1.225 foshnja

Foto ilustrim

Nga vitit në viti po shënohet rënie e numri të lindjeve edhe në komunën e Gjakovës. Sipas të dhënave të Sektorit të  Gjendjes Civile të Kuvendit të komunës së Gjakovës, gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti në komunën e Gjakovës kanë lindur 1 mijë e 225 foshnja, 104 më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Janë rreth 965 lindje kryesisht në Spitalin Isa Grezda të Gjakovës , kurse në këtë sektor janë të obliguar që të regjistrohen edhe foshnjat që lindin në spitalet tjera private. Sipas Udhëheqëses së sektorit të Gjendjes Civile, Teuta Vokshi, prindërit janë të obliguar që në afat prej 30 ditësh të regjistrojnë fëmijët e tyre. Në të kundërtën, pas këtij afati  do ti nënshtrohen pagesave shtesë. Gjatë kësaj periudhe raportuese ka pasur 349 raste kur prindërit i kanë regjistruar me vonesë fëmijët e tyre.

Edhe gjatë kësaj periudhe ka dominuar dëshira e prindërve për ti emëruar më të dashurit e tyre, vogëlushet  me emra bashkëkohorë, por duke  mos i harruar edhe emrat tradicional. .. (më gjersisht në Revisten Gjakovapress 128)