Në numrin më të ri në Gjakovapress- “Me gjakovarët në botë”-Dr. Agron Abrashi
E KAM PAS ËNDËRR TË BEHEM NJË DITË MJEK DHE TË JEM NË SHËRBIM TË KOMUNITETIT
“Kosova më ka dhenë ndjenjën e atdhedashurisë, gjuhen e bukur shqipe, shkollimin, traditën , kulturën qytetare, historinë e lashtë, krenarinë dhe një fëmijëri e rininë e lumtur . Zvicra me dha mundësinë dhe hapësirën e veprimit, të zhvillimit dhe përsosjes së mëtutjeshme, lirinë e lëvizjes dhe udhëtimit , si çdo qytetar tjetër i botes së lirë”, tha dr. Agron Abrashi.
Pensionistët gjakovarë, kanë edhe një strehë të ngrohtë për të kaluar ditët e pleqërisë me veprimtari nga më të ndryshmet. Klubi Rotarian Gjakova më 2 Korrik 2023 ka hap Qendrën e Pensionistëve të Gjakovës. Dr. Agron Abrashi, kryetar i klubit dhe nismëtar i këtij projekti, erdhi nga Zvicra për të sjellë këtë dhuratë për pensionistët gjakovarë duke iu ofruar kësaj shtrese të popullsisë vend për rekreacion si dhe shërbime juridike, financiare, shëndetësore etj…..