Të enjten koncerti Ditët e pranveres
Ansambli i Këngëve dhe Valleve të qytetit në Gjakovë , të enjten në mbrëmje vjen me koncertin “Ditët e pranverës“ . Me këtë rast do të interpretojnë këngëtarët e shumtë gjakovarë , ndërsa pos këngëve dhe valleve popullore do të ketë edhe humor. Për këtë do të kujdesen humoristët Sevdai dhe Shkumbin Radogoshi. Ky koncert do të jetë i hapur për të gjithë adhuruesit e muzikës popullore, ndërsa Drejtoria e kulturës, rinisë dhe sporteve, që e ka mbështetur këtë veprimtari, ka ftuar adhuruesit e muzikës për të shijuar tingujt e muzikës së bukur shqiptare. Koncerti mbahet nesermbrëma prej orës 20.00 në Pallatin e Kulturës „Asim Vokshi“