Vërshimet ne Gjakovë- Dëmtohet Ura e Kramovikut ndërpritet magjistralja Gjakove-Kline- Prishtinë
Gjakova ka kaluar një 24 orësh me reshje të mëdha shiu që kanë “fryrë” tejmase lumenjtë, posaçërisht lumin Krena, Drini dhe Ereniku, të cilët vende- vende kanë dalë jashtë shtratit duke shkaktuar probleme për banorët në lagjen Dardania, tek fabrika Jatex, tek Ura e Taliqit dhe Ura që lidh Orizen me fshatrat e Hasit e tjera. Sasitë e mëdha të shiut kane mbuluar edhe shumë sipërfaqe toke të mbjellur me kultura bujqësore.
Ujti i rrëmbyeshëm i Drinit ka dëmtuar një pjesë të urës së Rakovines në magjistralen Gjakovë – Klinë – Prishtinë dhe si pasojë e kësaj qarkullimi në këtë aks mjaft të frekuentuar është bllokuar në tërësi.
Dëmtimi i njërës prej shtyllave të saj mbajtëse, sipas dëshmitarëve ka ndodhur në natën mes të enjtes dhe të premtes si pasojë e ujërave të rrëmbyeshëm të lumit “Drini”, i cili është fryer pas reshjeve të pandërprera të shiut. “Pak pas mesnates kur kemi dalë nga lokali këtu afër e kemi parë që mesi i urës ka qenë i shembur dhe bazamenti i saj gati ishte kapluar nga uji që vinte me të madhe. E kemi lajmëruar policinë dhe ata e kanë bërë bllokimin dhe
sigurimin e rrugës”, ka thënë Muharrem Krasniqi, banor i fshatit Rakovinë.
Ndërkohë, në mengjesin e sotem në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe zyrtarë komunal të emergjencave dhe zyrtarët regjional të Ministrisë së Infrastrukturës, institucion nën mbikqyrjen e së cilëve është magjistralja sëbashku me urën.
Këta të fundit kanë thënë se për dëmtimin e urës i kanë njoftuar edhe instancat qëndrore, konkretisht zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe po presin ardhjen e tyre për verifikimin dhe procedimin e mëtejmë të situatës.
Ndërkohë, sipas disa ekspertëve të ndërtimtarisë, gjasat për sanimin e dëmit janë gati minimale, për të mos thënë të pamundshme, prandaj si duket zgjidhje e vetme në këtë rast mbetet ndërtimi i urës së re.
Ndryshe, Ura e Rakovinës, e cila ishte bombarduar nga NATO, është ndërtuar e re disa vjet pas përfundimit të luftës, konkretisht rreth viteve 2001 – 2002.
Në anën tjetër edhe uji I lumit Ereniku ka vërshuar siperfaqe toke
bujqësore, ndërsa gjendja më e rënduar ka qenë tek Ura e re që lidhë qytetin e ri të Gjakovës me fshatrat e Hasit. Në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shëptim thanë se në vazhdimsi kanë ndjekur gjendjen e rënduar pas shirave dhe adekuat gjendjes kanë reaguar. Xhevat Rraci, drejtor I kësaj drejtoria tha se sot janë ndërmarrë masa duke anagzhuar eskavator për largimin e mbeturinave skaj kësaj ure.
Brenda qytetit nga vërshimet kanë pësuar 12 shtëpi me 84 banorë në lagjet veriore të qytetit skaj lumit Krena. Banorëve të këtyre zonave që pësuan nga vësrshimet po u del në ndihmë Kryqi Kuq Komunal. Dushe Lama udhëheqëse e kësaj organizate humanitare deklaroi se në aksionin për ndihmë këtyre banorëve po presin edhe mbështetjen me ndihma nga Kryqi Kuq i Kosovës.
Raportin për gjendjen e shkaktuar nga reshjet e fundit po e mbyllim me vlerësimet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim sipas të cilës
pos dëmeve materiale nuk raportohet për ndonjë dëm tjetër dhe se sot niveli I lumenjve ka rënë , ndërsa pas shiut të pandërprerë 24 orësh , sot Gjakova ka gdhirë në petkun e bardhë dhe në temperature më të ulta duke na kujtuar se ende jemi në stinën e dimrit..(gjakovapress.info)