
‘Kjo është një mbështetje e madhe për shoqatën e personave me aftësi të kufizuar sepse kërkesat për karroca janë të mëdha’ tha Brilanda Ballata menaxhere e Hendikosit në Gjakovë e cila ka falënderuar komunën e Gjakovës dhe shoqatën gjermano turke për këtë ndihmë.
Në fakt kjo organizatë ditë më parë ka sjellë edhe një kontingjent të madh të veshmbathjes për familjet e varfra të komunës.
Hakan Alltun, përfaqësues i organizatës ‘Time to help’ tha se kjo mbështetje është bërë përmes bashkëpunimit të komunës dhe Kolegjit Mehmet Akif’ dhe se ndjehet i lumtur që kanë arritur të lumturojnë me këto ndihma personat me aftësi të kufizuar. Ai ka premtuar se ndihmat për handakosin e Gjakovës do të vazhdojnë edhe me tutje.