Amir Abrashi : Lamtumirë ekipit kuqezi
Para ndeshjes së Shqipërisë me Anglinë, më 16 Nëntor 2025, futbollisti gjakovar Amir Abrashi është nderuar me mirënjohje nga Federata e Futbollit të Shqipërisë për kontributin e dhënë në kombëtaren shqiptare.
Pas 51 ndeshjeve të luajtura me Kombëtaren, 35-vjeçari Amir Abrashi i ka dhënë lamtumirën ekipit kuqezi. Ai u nderua nga FSHF para ndeshjes me Anglinë dhe u përshëndet nga tifozët.
“51 ndeshje si kuqezi, kilometra pafund të bëra, pjesë e historisë së Kombëtares, dy pjesëmarrje në Europian. Amir Abrashi ka shkruar emrin e tij me gërma të arta në historinë e futbollit shqiptar dhe meriton vlerësimin maksimal nga çdo tifoz kuqezi”, njofton FSHF.
Abrashi ka qenë pjesë e Kombëtares në Euro 2016 në Francë dhe Euro 2024 në Gjermani

