Futbolldashësit në Gjakovë kanë jetuar jo vetëm të shtunën me futbollin dhe Vëllaznimin. Skuadra e zemres e ka mposhtur lideren e Ligës së pare, Dinamon e Ferizajt me rezultat 2 me 1, anipse në pjesëlojen e dytë luajti me një lojtar më pak.
Pjesëloja e parë lë për tu dëshiruar sepse mysafirët sulmonin ndërsa Vëllaznimi më shumë mbrohej. Pjesëloja e dytë ndryshoi rrënjësisht. Vëllaznimi i mbështetur nga tifozeria e zjarrtë, tregoi forcen anipse mori golin e parë. Sinan Kadiri barazoi ndersa kapiteni Rron Rugova me gol fantastik I dha vulë takimit për tri pikë shumë të vlefshme në rrugëtimin drejtë superliges.
Deri në fund të kampionatit ka mjaftë ndeshje, por të gjitha janë të thuash vendimtare.
Në xhiron e ardhëshme Vellaznimi luan me Rilindjen 1974 e pastaj
KF Vellaznimi – Liria
Tefik Çanga – KF Vellaznimi
KF Vellaznimi – Vjosa
Keku – Vellaznimi
KF Vellaznimi – Vushtria
