Wednesday, December 3, 2025
Lajme

Ka ndërruar jetë veteran i arsimit Xhevat Koshi

Në moshën 94 vjeçare ka ndërruar jetë veteran i arsimit  Xhevat Koshi, anëtari I kryesisë dhe një nga themeluesit e shoqatës së intelektualëve Jakova. I ndjeri pjesën më të madhe të jetës ia kushtoi arsimit dhe edukimit të brezave të rinj duke shërbyer si mësimdhënës  në shumë shkolla. Sipas njoftimit të Shoqatës së intelektualëve Jakova, komemoracioni për të ndjerin Xhevat Koshi mbahet nesër(e premte) prej orës 12.00 në varrezat e qytetit në Gjakovë ku prej orës 13.00 do të bëhet  edhe varrimi I të ndjerit. Ndërkaq familja bënë me dije se e pamja bëhet edhe ditën e shtune nga ora 9.00 në restaurant President.