Monday, February 2, 2026
Sporti

KB Vëllaznimi fitore ndaj Trepçes në sekonden e fundit

Pallati i sporteve në Gjakovë të dielen në mbrëmje përjetoj një spektakël të vërtetë të basketbollit. Tifozet  “Kuq e zi” gjatë gjithë ndeshjes e mbështeten skuadren e zemres ndërsa takimi nisi me këngën e Mitrovices, “Yjet e Gjakoves” dhe u mbyll me jehonën me thirrjet “Hellems, Hellems” në shenjë respekti për lojën e tij brilante.

Vëllaznimi pas fitores me Bashkimin e Prizrenit,  vazhdoi me fitore, duke fituar sonte  ndaj kampiones, Trepçës, në sfidën e zhvilluar në Gjakovë me rezultat 83:85 (19:31, 33:15, 19:13, 12:26).

Përballja ishte shumë interesante nga fillimi deri në fund dhe me shumë kthesa, por në momentet e fundit, Marques Warrick shënoi tetë pikë radhazi, derisa në aksionin e fundit, Jericole Hellems shënoi një sekondë para fundit për 83:85.

Kuqezinjtë e nisën shumë më mirë, duke fituar çerekun parë 19:31, por kampionët u kundërpërgjigjën shpejt, duke fituar bindshëm periudhën e dytë 33:15, derisa me lojë të mirë vazhduan në periodën e tretë 19:13. Lojë shumë interesante u zhvillua në dhjetë minutat e fundit, ku ‘Xehetarët’ ishin në epërsi, por në momentet e fundit, Ëarrick shënoi dy treshe dhe dy pikë, derisa hero ishte Hellems, duke shënuar pikët vendimtare.

Marques Warrick e përfundoi ndeshjen me 27 pikë e dy kërcime dhe Jericole Hellems me 24 pikë e tetë kërcime.

Vëllaznimi ka tri fitore e gjashtë humbje, ndërsa në ndeshjen e radhës luajnë përseri në Gjakovë me Yllin.