Gjakova e këtyre ditëve të veres është bërë atraktive edhe për shumë vizitor e mysafir që vijnë këtu për të kaluar një ditë apo më shumë. Revista Gjakovapress, në përpjekje për ta prezantuar qytetin dhe për të joshur sa më shumë vizitor ka kujtuar se, “Poqese vetëm një ditë përjetoni kënaqësinë e vizitës dhe qëndrimit në Gjakovë, do të hetoni të vecantat e një qyteti që frymon me një kulturë të gjërë, muzikë e humor bashkë me shpirtin mikëpritës të banorëve të saj.
Gjakova është qytet në Republikën e Kosovës, që gërsheton historinë e vjetër dhe moderne, me arkitekturën e Carshisë së madhe , ndër më të mëdhatë në Ballkan, ku u zhvillua zejtaria, urat me shumë harqe dhe legjenda…

Gjakova është qytet i tokës pjellore të atdhetarëve, intelektualve, politikanëve, artistëve, sportistëve që për identitet ka klubin “Vëllaznimi”… qytet i shumë traditave me trashëgimi shpirtërore e që ka ruajtur lidhjet e ngushta me Shkodrën dhe Shqipërinë. Andaj Revista Gjakovapress uron të gjithë me mirëseardhjen, “Mirë se vini në Gjakovë!”