Wednesday, December 3, 2025
Kulturë

Mitingu i 61 i poezisë

Në paraditën e dhjetë nëntorit të vitit 1964, në Parkun e Qytetit në Gjakovë, para nxënësve të shkollave të mesme të qytetit dhe qytetarëve të shumtë, një grup i shkrimtarëve të rinj nga klubi i sapoformuar letrar “Gjon NIkollë Kazazi”,nën drejtimin e poetit të njohur Din Mehmeti dhe në praninë e poetit Enver Gjerqeku, u hap Mitingu i parë i Poezisë.

Pas 61 viteve , të premten më 21 Nëntor në Gjakovë  mbahet edicioni i 61-të i Mitingut tradicional të Poezisë, manifestimi më i madh letrar në vënd, i cili  mbahët me organizim të Klubit Letrar “Gjon Nikoll’ Kazazi.  Hapja solemne e kësaj feste të fjalës së shkruar do të bëhët në ora 12.00 në sallën “Teki Dervishi” të Bibliotekës Rajonale në  Gjakovë.

Kështu pas fjalës hyrese do të mbahët Tribuna e Mitingut e cila këte vit si temë bosht e ka “Letërsinë  Pasqyrimin e Kohës Moderne”.

Ecuria e mitingut të sivjetëm do të vazhdon me promovimin e romanit me titull  “Udhëtimi në Kohë”të krijuesit të njohur Jusuf Buxhovi.

Mitingu i sivjetëm në Gjakovë, i cili këte vit  do të mbahët i redukuar në masë të madhe, në mungesë të mbështetjës financiare, do të përmbyllet me Orën Letrare në të cilën poezitë e tyre, pritet ti lexojnë poetë të njohur nga të gjitha trevat shqiptare.

Kryesia e Klubit letrar ” Gjon Nikollë Kazazi” në njohtimin për këtë ngjarje ka thënë: “Edhe pse këtë vit patëm refuzim të projektit tonë konkurues në institucionin përkatës dhe falë përkrahjes simbolike të Kryetarit të Komunës Ardian Gjini, për të mos e këputur Mitingun po e shënojmë këtë përvjetor”.

(Në foto, disa nga pjesëmarrësit e Mitingut të Parë të Poezisë në Gjakovë më 10.11.1964: Din Mehmeti, Enver Gjerqeku, Jusuf Buxhovi, Ali Olloni, Nexhmedin Soba, Hasan Hasani, Ganimete Vula, Mazllom Saneja, Bajram Rama …)