Ermal Hasimja pedagogu dhe politologu nga Tirana me origjinë nga Gjakova ka marrë çmimin “At’ Gjergj Fishta” në konkursin mbarëkombëtar. Ky çmim iu nda për romanin me titull “E shkuar e pakryer”, që është vepra e parë e pedagogut Erml Hasimja, me historinë e vërtetë të gjyshes së tij, që ndahet për gati gjysmë shekulli nga familja në Gjakovë kur zhvendoset në Tiranë gjatë diktaturës.
