Vogëlushi 5 vjeçar, Kaan Basha, që është nipi i Gogje Xhiha Basha, legjendës së kërcimeve në ujë nga lartësitë, në garat e fundit kërceu nga kërcimorja 5 metershe të lartë te Ura e Fshenjtë dhe mori shumë duartrokitje nga të pranishmit. Ai me kërcim në këmbë i hapi solemnisht këto gara unike në vend dhe dëshmojë se tradita vazhdon. Kur Kaani të rritet sigurisht se do të sprovojë edhe lartësinë e Urës së Fshenjtë dhe do të flasim për arritjet e këtij vogëlushi në këtë sport atraktiv.
