Monday, November 2, 2026
Kulturë

Troja Bicurri fiton “Akordet e Kosovës 2026”- Çka tham në Gjakovapress më 2022?

Këngëtarja e re 15-vjeçare, nga Gjakova Troja Bicurri është fituese e edicionit të katërt të Festivalit të Këngës në RTK “Akordet e Kosovës”, me këngën “Mali dhe Hana”. Kënga, të cilën Bicurri e ka shkruar dhe kompozuar vetë, është orkestruar nga Valon Gashi. “Mali dhe Hana” sjell një histori dashurie mes një vajze nga fshati dhe një djali nga qyteti. Me këtë interpretim, Troja Bicurri ka rrëmbyer çmimin kryesor të festivalit, duke u shpallur mbrëmë( 31 Tetor 2026)  fituese e “Akordeve të Kosovës 2026”.

Juria ka thënë ta ketë vlerësuar origjinalitetin e Trojes. për fituesen , çmimi ka edhe një tjetër domethënie. Axha i babait të saj, Esat Bicurri, e kishte fituar çmimin e parë në “Akordet e Kosovës” më 1973. Kështu, siç ka treguar këngëtarja e re,  Troja Bicurri  edhe në skenë, ky është çmimi kryesor  i dyti me radhe   i këtij festivali që shkon në familjen e saj.

Se Troja po bënte hapat e shpejtë drejtë popullaritetit, në revisten Gjakovapress , në Gusht të vitit 2022 shkruam: Mbani mend këtë emër, Troja Bicurri!